Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Për rastin e 11-vjeçares, Haxhiu: Ka pasur dy dorëheqje, dhe urojmë që të ketë edhe të tjera

Gazeta10
04 September 2022 - 11:37

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se për rastin e 11-vjeçares ka pasur dy dorëheqje teksa ka thënë se uron të ketë edhe të tjera, raporton Gazeta10.

Haxhiu ka thënë se ka e kuptojnë që ka zyrtarë që nuk i kanë kryer detyrat ashtu siç duhet.

“Ka pasur dy dorëheqje, dhe urojmë që të ketë edhe të tjera, pasi siç e  kuptojmë, ka edhe zyrtarë tjerë që nuk i kanë kryer detyrat siç duhet. Kam kërkuar dorëheqjen e Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Po të vepronte prokuoria me kohë, ata persona do arrestoheshim shumë më herët”, ka thënë Haxhiu.

Tutje, Haxhiu ka thënë se duhet të merren masa ndaj prokuroëve dhe gjyqtarëve që nuk i kanë kryer detyrat.

“Duhet të merren veprime ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve që nuk kanë kryer detyrat e tyre”, ka shtuar më tej Haxhiu gjatë një konference të përbashkët me kryeministrin Kurti. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.