Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Macron dhe Scholz i shkruajnë letër Vuçiqit, i kërkojnë vendime të vështira për dialogun Kosovë-Serbi

Gazeta10
04 September 2022 - 13:37

Kancelari i Gjermanisë, Oalf Scholz, dhe Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i janë drejtuar me një letër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i kanë kërkuar vendime të vështira në raport me Kosovën, raporton Gazeta10.

Ata kanë thënë se Ballkani Perëndimor gjendet në një moment të rëndësisë vendimtare për paqen dhe stabilitetin e tij.

Tutje, ata kanë thënë se normalizimi i raporteve me Kosovën është thelbësor për Ballkanin Perëndimor teksa kanë theksuar se do të angazhohen për prespektivën europiane të rajonit.

“Ne po ju dërgojmë këtë letër të përbashkët në një moment me rëndësi vendimtare për sigurinë në kontinentin evropian dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Jemi të bindur se, në dritën e agresionit rus kundër Ukrainës, duhet të bëjmë përpjekje edhe më të forta, në mënyrë që perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor të bëhet realitet dhe të zgjidhen mosmarrëveshjet afatgjata dypalëshe dhe rajonale. Normalizimi i plotë i marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është thelbësor për Ballkanin Perëndimor”.

Tutje, dy liderët e dy shteteve europiane kanë thënë se tensionet e fundit kanë treguar se përpara nevoiten urgjentisht hapa konstruktivë.

“Ju drejtohemi juve si lider i vendit tuaj, për t’ju apeluar që të tregoni vendosmëri dhe gatishmëri maksimale për të marrë vendime të vështira, të cilat çojnë në përparim në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nën drejtimin e BE-së. Tensionet e fundit kanë treguar se hapa konstruktivë përpara nevojiten urgjentisht, si në planin praktik ashtu edhe në atë politik”, thuhet në letrën e Macron dhe Scholz të publikuar nga Zyra e Vuçiq. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.