Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Drejtoria e Arsimit e udhëhequr nga PDK edhe sivjet del me performancën më të suksesshme në Komunën e Prishtinës

Gazeta10
12 September 2023 - 20:05

Javën e kaluar, organizata GAP ka bërë vlerësimin e punës së Komunës së Prishtinës dhe premtimeve të bëra në fushatë. Edhe sivjet Drejtoria e Arsimit në Komunën e Prishtinës e ka pasë performancën më të mirë sa i përket përmbushjes së premtimeve.

Drejtoria e Arsimit e udhëhequr nga Besianë Musmurati, nga 23 premtime gjithsej, 18 i kanë përbushur apo janë në proces të realizimit ndërsa 5 nuk kanë filluar ende. Pra kanë filluar ose janë përmbushur rreth 80% e premtimeve në fushën e arsimit.

Edhe tri drejtori të tjera që vlenë të përmenden janë Drejtoria e Administratës, Drejtoria e Bujqësisë dhe ajo e Shërbimeve Publike, që të trija i kanë përbushur ose janë në proces të realizimit të rreth 70% të premtimeve.

Ndërsa në përgjithësi, Kryetari Përparim Rama nga 206 premtime gjithsej, 85 nuk i ka filluar ende. Kjo do të thotë që Komuna e Prishtinës ka filluar realizimin e përgjithshëm të vetëm 40% të premtimeve.

https://komunat.institutigap.org/promises/122

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
02 August 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.