
Pas deklaratës së zëvendesministres së Kulturës, Rinisë dhe Sportit se ende nuk është vendosur për lokacionin ku do të ndërtohet stadium nacional i Kosovës, ka reaguar kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, i cili në emisionin “Raport”, në Kanal 10, ka thënë se është bërë studimi i fizibilitetit për lokacionin në Korreticë, zonën kadastrale të Stankofcit.
Ai tutje tha që projekti është bërë dhe prona ka kaluar në pronësi të shtetit.
LLadrovci tha që janë arsyet politike ato që ndikojnë në shfaqjen e diskutimeve të tilla për lokacionin.
“Në 2017 është caktuar lokacioni dhe 10 milion euro janë shpenzuar për projekt dhe studim fizibiliteti dhe besoj që qeveria Kurti nuk do të lejojë një gjakderdhje financiare”, tha Lladrovci.
Lladrovci u shpreh këmbëngulës që ky stadium duhet të ndërtohet në Drenas dhe tha që pret të mos ndryshohet nga kjo qeveri. /Gazeta10/