
Kryetarët e Komunave të Gjilanit, Podujevës, Shtimës dhe Kamenicës janë mbledhur gjatë ditës së sotme për të diskutuar për mosfillimin e procesit mësimor.
Përmes një postimi në Facebook, Kryetari i Podujesvë, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se u bëjën thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët në shkolla, dhe apelojnë tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor.
“Sot bashkë me kryetarin e Gjilanit, Alban Hyseni, kryetarin e Kamenicës, Kadri Rahimaj dhe kryetarin e Shtimes, Qemajl Aliu, në konferencë për media kemi paraqitur shqetësimet tona lidhur me mosfillimin e vitit të ri shkollor në nivel vendi. Nga kjo konferencë ne ju bëmë thirrje prindërve që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apeluam tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor duke e ndalur grevën” ,ka shkruar ai.
Më tej, Bulliqi ka thënë se Qeveria e Kosovës është përkujdesur me pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve për shkak të inflamacionit.
“Qeveria e Kosovës tashmë ka vendosur në diskutim publik Ligjin për Paga, ku mësimdhënësit trajtohen me paga të dinjitetshme si dhe është përkujdesur me Pakon e re mbështetëse në ndihmë të qytetarëve karrshi inflacionit”, ka shkruar ai./Gazeta10