Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hoti: Nagip Krasniqi merr ende rrogë edhe pse është në burg

Gazeta10
14 Shtator 2023 - 12:47

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka përmendur Kryeshefin e pezulluar të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqin, në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Hoti ka thënë se ai vazhdon që të merr 50 përqind të pagës që thotë se i bie rreth 1700-1800 euro,  edhe pse ndodhet në paraburgim.

“Kryeshefi i KEK-ut është në paraburgim njeri, edhe dua me prezumuar pafajësinë për të, por ai vazhdon të mos shkarkohet dhe të merr 50 për qind të rrogës. 1700-1800 euro merr rrogë ai, e është në burg, në paraburgim”.

“I pafajshëm derisa nuk ka vendim të gjykatës, por ai vazhdon të paguhet nga buxheti i shtetit të Kosovës”.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.