
Kurti i prerë: Lajçak kundër Kosovës, ka pasur koordinim me presidentin e Serbisë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në konferencën e sotme ka folur rreth takimin në Bruksel.
Ai tha se emisari Lajçak ishte njëzëri me presidentin serb gjatë diskutimit trilateral, duke shtuar se nuk mund t`i hidhet hi syve ndaj Kosovës duke pranuar vetëm kërkesat e Serbisë.
“Në takimi i dytë me pjesëmarrjen e u ekspoziva përball një skenari që Lajçak duke që e kishte dizajnuar kohë më parë. Pasi i propozova planin e zbatimit të sekuencimit presidenti i Serbisë dhe Lajçak reaguan me të njëjti mendim. Ju thash nëse po e refuzoni propozimin tim a ka bërë Serbia një propozim të tillë, Lajçak tha me bindje po” tha Kurti.
Tutje kryeministri i vendit tha se jo BE por emisari i saj u tregua i njëanshëm.
“Unë nuk do të thosha që ka pasur koodinim të BE-së me Serbinë, do të thosha emisari ka pasur koordinim me presidentin e Serbisë. Nuk shpjegohet ndryshe fakti që fshihet mungesa e propozimeve të Serbisë, dhe në anën tjetër shpërfillen propozimet tona. Gjatë gjithë vitit bëj propozime kreative. Serbia s’ka dhënë asnjëherë propozime.” Shtoi Kurti / Gazeta10.