Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Miratohet udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik

Gazeta10
19 September 2023 - 12:36

Ministria e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se është aprovuar udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interesa publike dhe detyrimet e punëdhënësve.

Haxhiu u shpreh se ky udhëzues jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të brendshëm konfidencial dhe të sigurt të menaxhimit të sinjalizimit në institucione.

Ndërkaq, ajo shtoi se “miratimi i këtij udhëzuesi plotëson edhe më tutje legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”.

“Udhëzuesi për mbrojtjen e personave që raportojnë në interes publik, detyrimet e punëdhënësve për mbrojtjen e sinjalizuesve nga aktet e dëmshme dhe të drejtat e sinjalizuesve për mbrojtje gjyqësore.Marrë parasysh se mbrojtja e sinjalizuesve është thelbësore për funksionimin efektiv të sistemeve të brendshme të menaxhimit të sinjalizimit, udhëzuesi:jep udhëzime për krijimin dhe mbajtjen e një sistemi të brendshëm konfidencial dhe të sigurt të menaxhimit të sinjalizimit në institucioneofron udhëzime për mbrojtjen e sinjalizuesve nga  veprimet e dëmshme, duke përfshirë krijimin dhe mirëmbajtjen e një mekanizmi për t’iu përgjigjur ankesave për veprime të dëmshmeofron udhëzime për gjykatat dhe gjyqësorin për shqyrtimin e rasteve që përfshijnë sinjalizues ose persona të lidhur me sinjalizues.Miratimi i këtij udhëzuesi plotëson edhe më tutje legjislacionin për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit, duke pasur në epiqendër interesin publik dhe respektimin e ligjshmërisë, si dhe me qëllim të konsolidimit të vlerave demokratike dhe mbrojtjen e interesit publik”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.