Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Escobar i alarmuar nga sulmet ndaj Lajçakut: I thashë edhe Osmanit t’i dënojnë sulmet ndaj tij

Gazeta10
21 September 2023 - 8:40

I dërguari special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka folur për akuzat e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti drejt ndërmjetësit evropian në dialog, Miroslav Lajçak.

Escobar ka thënë se Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara dhe se i njëjti nuk do të largohet nga pozita që e ka në dialog.

Emisari  amerikan ka thënë se është i alarmuar nga sulmet, siç i ka quajtur ai “personale” në Kosovë ndaj Lajçakut.

Esocbar ka thënë se nuk po pohon se këto sulme vijnë nga nga qeveria e Kosovës, por se  qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme.

Ai shtoi se ka kërkuar nga kryeministri Kurti dhe presidentja Osmani që ti dënojnë këto sulme.

“Lajçaku gëzon besimin e plotë të Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara. Të gjitha vendet e BE-së bënë një deklaratë të përbashkët pas dështimit të bisedimeve, me mbështetje për Lajçakun. Është diçka me të cilën duhet të përballen. Lajçaku nuk do të largohet. Dialogu nuk do të largohet. Dhe nuk mendoj se një vend prej një milion e gjysëm do ta bindë komunitetin transatlantik prej 700 milionësh që të ndryshojë taktikat e tij. Mendoj se duhet të ketë një përqasje më pragmatike nga qeveria e Kosovës. Më duhet të them edhe diçka tjetër. Gjatë javës së fundit jam alarmuar nga sulmet personale ndaj Lajçakut që ekzistojnë në sferën shoqërore të Kosovës. I kërkova Presidentes Osmani dhe Kryeministrit Kurti që t’i dënojnë këto sulme. Nuk po them se vijnë nga qeveria e Kosovës, por qeveria e Kosovës duhet të jetë shumë e qartë se sulmet personale ndaj përfaqësuesit të posaçëm janë të papranueshme”, është shprehur Escobar në një intervistë për Zërin e Amerikës.

Kryeministri Kurti fajësoi të hënën të dërguarin evropian për bisedimet Kosovë – Serbi Miroslav Lajçak për dështimin e bisedimeve duke e akuzuar atë për njëanshmëri e qëndrime kundër Prishtinës.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.