Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moti sot me vranësira dhe intervale me diell

Gazeta10
05 Shtator 2022 - 7:52

“Prishtina Weather”, ka njoftuar se sot në Kosovë do të mbaj mot me vranësira dhe intervale me diell, raporton Gazeta10.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë në nivel të vlerave të pranueshme.

Temperturat minimale do të lëvizin nga 12C deri në 15C ndërsa maksimalet nga 24C deri në 25C.

“Prishtina Weather” ka dhënë informacione dhe për erërat dhe shtypjen atmosferike.

Këtu keni njofimin e plotë:

“Mot më stabil gjatë javës në vijim, me më shumë diell. Temperaturat e ajrit fillimisht përreth vlerave mesatare, e më pas gradualisht në rritje.

4.09.2022 – Mot më stabil paraqitet përgjatë javës vijuese mbi vendin tonë. Pas të reshurave gjatë natës së sontme, nga dita e hënë vransirat shpërndahen e do të kemi intervale më të gjata me diell. Ditën e mërkurë orëve të pasdites përreth viseve malore ekzistojnë kushte për zhvillim të ndonjë rrebeshi të shkurtër me bubullima. Temperaturat fillimisht do të jenë më afër vlerave mesatare, e më pas shënojnë rritje.

Nga dita e premte dhe në fundjavë, sipas parashikimeve të fundit, paraqiten kushte për të reshura shiu.

Indeksi i cilësisë së ajrit vazhdon të jetë në vlera të pranueshme dhe të mira. Ditën e mërkurë parashihet rritje e koncentrimeve të grimcave të materies, si dhe orëve të pasdites të ozonit sipërfaqësor, që çon indeksin edhe në vlera mesatare, apo edhe të dobëta në disa stacione.

5.09 – Vransira e intervale me diell. Paradite aty këtu mundësi për riga lokale shiu.

6.09 – Kryesisht me diell.

7.09 – Kryesisht me diell e më ngrohtë. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe të shkurta shiu me bubullimë.

8.09 – Shumë ngrohtë e kryesisht me diell. Orëve të pasdites me vransira kalimtare.

9.09 – Shumë ngrohtë e pjesërisht vranët. Pasdite me mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullimë.

Temperaturat minimale do të luhaten ndërmjet 12C deri 15C, e maksimalet nga 24C e 25C, ditën e hënë, shënojnë rritje deri në 28C e 29C ditën e enjte.

Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s, e nga dita e enjte prej jugu dhe jugperëndimi 4-9m/s.

Shtypja atmosferike me tendencë të rënies graduale përreth vlerave normale”, thuhet në njoftimin e tyre në Facebook. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.