
Kryeministri i vendit Albin Kurti ka vizituar policin e plagosur pas trajtimit nga QKUK ku është kryer me sukses dhe gjendja e tij është stabile.
Kurti ka thënë se predha e cila është larguar nga krahu i policit ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit.
Tutje ai ka treguar se gjatë vizitës së Albanit ka takuar edhe familjen e tij.
“Operacioni i heqjes së predhës nga krahërori i majtë i policit Alban Rashiti është kryer me sukses sot në mëngjes. Predha ishte e një granate dore që e hodhën kriminelët e orkestruar nga Serbia në drejtim të policisë së Kosovës gjatë sulmit të tyre terrorist afër urës në Banjskë të Zveçanit. Gjatë vizitës në Klinikën Kirurgjike të QKUK-së takova edhe familjen e Albanit e cila erdhi nga Velekinca e Gjilanit. Polici i plagosur Alban Rashiti do të lirohet sot nga spitali.Tash në ora 10:00 kemi mbledhje të Këshillit të Sigurisë të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Kurti.