Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Kurti: Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin

Gazeta10
26 September 2023 - 22:05

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar se Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor.

Sipas tij kush integrohet, jeton më mirë. “Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë”, tha Kurti, raporton Gazeta10.

Kryeministri ka shkruar tutje se Vuçiq është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin.

“Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës! Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, ka shkruar Kurti në rrjetin social “Facebook”. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.