Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Presidentja Osmani arrin në Spanjë: Do të flas me kolegët për sigurinë pas agresionit të Serbisë

Gazeta10
04 October 2023 - 17:08

Presidentja Vjosa Osmani ka njoftuar se ka arritur në Granada të Spanjës për të marrë pjesën në samitin e tretë të Komunitetit Politik Europian.

Ajo tha se në takimet që do të zhvillojë atje në margjinat e samitit do të flasë për sfidat e sigurisë së Kosovës pas sulmit terrorist nga Serbia.

“Kemi arritur në Granadë për samitin e Komunitetit Politik Europian. Në takime me kolegët liderë, do të diskutoj sfidat e sigurisë në Kosovë pas aktit të agresionit të Serbisë dhe do të ritheksoj angazhimin tonë për thellimin e bashkëpunimit me aleatët për paqen, stabilitetin dhe sigurinë afatgjate”, tha Osmani në X.

Samiti fillon nesër në Spanjë ku 47 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë në këtë takim, përfshirë 27 vendet anëtare të BE-së.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.