
Në emisionin “Politiko” me gazetarin Kushtrim Sadiku, deputetja e VV-së, Arbëreshë Kryeziu, ka deklaruar që me kundërsulmin në veri “arritëm ta shpërfaqim Serbinë e vërtetë para opinionit ndërkombëtar.
Ajo tutje ka thënë që kjo është arritur falë mbështetjes ndërkombëtare.
“Së pari duhet të ofrohet siguri për Kosovën, pastaj të sanksionohet Serbia e pastaj të mendohet për bisedime”, ka thënë deputetja e VV-së.
Deputetja tha që duhet të sigurohemi që një sulm i tillë të mos përseritet më si dhe SHBA-të të vëjnë sanksione ndaj Serbisë.
Sipas saj është e pamundur që të shkëputet Radojiçiq nga Vuçiqi sepse ai ka qenë nënkryetar i Listës Serbe e cila është krijuar pikërisht nga Beogradi. / Gazeta10/