
Artistja e njohur shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është duke qëndruar në Tiranë, ku do të performojë atje më 6 shtator.
Ora përgjatë qëndrimit të saj në Tiranë, ka bërë vizita, si dhe ka tentuar të gatuajë pite, transmeton Gazeta10.
Momenti i gatimit të pites me kuzhinierët është ndarë nga Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj në rrjete sociale.
Gatimin e pites, Ora e pati me stres, pasi dëgjohet duke thënë se “po tutet”./Gazeta10