Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Baerbock në Tiranë: Konflikti Kosovë-Serbi, kërcënim për Procesin e Berlinit

Gazeta10
06 October 2023 - 12:49

Ministrja e Jashtme gjermane në Tiranë, tha se konflikti mes Kosovës dhe Serbisë është kërcënim për Procesin e Berlinit.

“Jemi në të njejtën linjë me SHBA-në dhe BE-në, duhet të tregojmë angazhim më të madh me prezencën e KFOR-it në komunat me shumica serbe”, kështu deklaroi Annalena Baerbock, e cila po merr pjesë sot në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit në Tiranë.

Sa i përket tensioneve në veri të Kosovës, Berbok shprehu shqetësimin mbi sulmin në Basnjkë, teksa shtoi se “prandaj Procesi i Berlinit është një nismë e cila apelon direkt se rruga për në BE duhet kryer së bashku, duke respektuar integritetin territorial”.

Kryediplomatja gjermane po merr pjesë në punimet e samitit të Ministrave të Jashtëm të vendeve të Procesit të Berlinit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.