Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Osmani kërkon nga kryeministri  Litenshtajnit avancimin e dosjes së Kosovës për anëtarësim në KiE

Gazeta10
06 October 2023 - 19:00

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se ka takuar kryeministrin e Litenshtajnit, Daniel Risch, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e fundit që ndërlidhen me sigurinë.

Osmani ka bërë të ditur se ka kërkuar nga kryeministri Risch avancimin e dosjes së Kosovës sa i përket aplikimit për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Kjo pasi që Litenshtajni do të marrë presidencën e Këshillit të Evropës.

“Në dritën e marrjes së Presidencës së Këshillit të Evropës në të ardhmen, theksova gjithashtu rëndësinë e avancimit të anëtarësimit të Kosovës”, ka shkruar Osmani.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.