
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, është përplasur në Kuvendin e Kosovës me deputetin e VV’së, Vigan Qorollin, në një debat për raportin e Progresit për Kosovën.
Bajrami i ka thënë Qorollit se ka shërbyer edhe në pushtetet e kaluara, duke ia përmendur se ka qenë pjesë e kabinetit të ish-ministrit të PDK-së, Hajredin Kuqi.
“Për ironi të fatit ai po flet nga mesi. Por edhe sikur të ishte deputet për kohën kur po flet, të dy qeverive që iu referu, ka qenë pjesë e qeverisë. Historia është e regjistruar. Mundeni me e pa se çka ka punu. A ka qenë majtas apo djathtas”, ka thëën Bajrami.
Qorolli ka thënë se “Bajrami flet gjëra që s’i beson as vetë.”
“Është e turpshme për një profesoreshë që gënjen kaq hapur”, ka shtuar ai.
Tutje Qorolli ka thënë se ka ofruar shërbime profesionale për qeveri të ndryshme.
Bajrami i ka reaguar përsëri duke i thënë se ka qenë pjesë e kabinitetit të Hajredin Kuqit.
“Del e demantoje nëse mundesh, po ky është sekret publik”, ka thënë Bajrami.
Ajo tutje ka thënë se s’dëshiron të hyjë tek angazhimi në universitet, duke ia përendur Qorollit edhe një rast me një provim.
“Mos të hyjmë jashtë politikës, se duhet me tregu qysh je pas nxanë në flagrancë me një far provimi e po më vjen keq”, ka thënë Bajrami.
Qorolli përsëri ka marrë fjalën duke thënë se “është krenar” që ka shërbyer në shtet ndërtim dhe që ka qenë pjesë e ministrisë së Drejtësisë.
“E kuptoj ku e ka dhimtën znj. Bajrami, ka shërbyer si ministre dhe s’ka përfunduar asnjë mandat pa skandale”, ka thënë Qorrolli.
Në këtë replikë mes Qorollit dhe Bajramit është përfshirë edhe deputeti Ilir Kërçli, duke i thënë Bajramit se s’mund të mbajë ligjërata. Bajrami e ka cilësuar replikën e Kërçelit si “palidhje”.