Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Takimi me Sorensen, Kurti: Folëm për normalizimin e raporteve me Serbinë përmes njohjes reciproke

Gazeta10
11 November 2026 - 15:33

Kryeministri Albin Kurti, është deklaruar lidhur me takimin që ka pasur me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, në Paris.

Kurti, ka njoftuar se ai me Sorensen, kanë diskutuar ndër tjerash edhe për “perspektivën e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke”.

“Sot, në margjinat e Forumit të Paqes në Paris, u takova me Përfaqësuesin e Posaçëm të BE-së për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sørensen.

Diskutuam për stabilitetin e plotë institucional që gëzon Kosova tashmë pas zgjedhjes së Presidentit të saj, rrugën e Kosovës drejt anëtarësimit në BE, si dhe perspektivën e normalizimit të plotë të marrëdhënieve me Serbinë, të bazuar në njohjen reciproke’’, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.