
Është raportuar për një rast të rëndë në Rahovec, ku një burrë është rrokullisur me traktor në një fushë-ari dhe si pasojë e kësaj ka humbur jetën.
Në raportin 24 orësh thuhet se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për IML për obduksion.
“Është raportuar se viktima kosovar është rrokullisur me traktorin e tij në një fushë-arë dhe si pasojë ka ndërruar jetë. Lidhur me rastin vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kompetent, me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti nën hetime.”, ka njoftuar Policia.