Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

“Nuk iki, kam 30 vite këtu ”-Shqiptarja nga Izraeli flet për gjendjen aktuale të vendit

Gazeta10
09 October 2023 - 16:18

Felicita Jakoel, kryetare e shoqatës së miqësisë Shqipëri-Izrael tregoi në një intervistë për Euronews Albania se situata e dy ditëve të fundit në Izrael është më e vështira që ka përjetuar në 30 vjet qëndrimi në Izrael.

Ajo tha se me gjithë situatën e rëndë nuk ka ndërmend të largohet nga Izraeli, pasi bashkëshorti i saj është izraelit dhe vajza e saj ndihet izraelite, edhe pse flet shqip.

“Izraeli është një vend i lirë dhe demokratik, çdo njëri mund të jetojë aty ku do, çdo njëri është i lirë të bëjë me jetën e vet çfarë do. S’e kam menduar të largohem, se unë jam njëri që besoj në determinizmi, që çdo njëri ka fatin e vet. Burri im është izraelit, vajza ime e ndjen veten izraelite, edhe pse flet shqip, shoku i saj është mobilizuar. Dhe ne nuk mund ta lëmë njëri-tjetrin, do qëndrojmë këtu bashkë”, tha ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.