
Qyteza Marigona Hill çdo ditë po vazhdon të punoj në krijimin e një jetese me të gjitha standardet më të larta ndërkombëtare. Krahas ndërtimit cilësor dhe kushteve ideale për banim, në Marigona Hill po i kushtohet rëndësi e veçantë edhe natyrës.
Marigona Hill ka nënshkruar marrëveshjen me Jaha Solar për zhvillimin e projektit për energji të gjelbër nga panelet solare në Marigona Hill, me fuqi të instaluar të paneleve solare 2 MWp.
Energjia e prodhuar nga panelet solare do të përdoret për vet-konsum dhe ka për qëllim reduktimin e faturave mujore të energjisë elektrike në Marigona Hill dhe ndikimin pozitiv në mjedis duke shmangur emetimin e afër 3 milion kg CO2 në baza vjetore.
Kjo është ekuivalente me:
sekuestrimin e karbonit që mund ta bëjnë 50 mijë pemë 10 vjeçare./Gazeta10