
Ardian Gola – Deputet i VV-së ka thënë është e pakuptimtë që Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj të kërkojë komunikim me Kryeministrin Kurti, kur mund të komunikojë me Ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci.
Gola këtë deklaratë e ka thënë në një intervistë për Prime Time me Xhemajl Rexhën, ku ka thënë se shqetësimet e SBAShK-ut, veçse janë adresuar edhe nga Ministria e Arsimit, raporton Gazeta10.
“Është e pakuptimtë që kryetari i sindikatë së arsimit të kërkojë komunikim me kryeministrin, ndërkohë që kryeministri për çështje të arsimit e ka ministren e arsimit. Atëherë, çfarë kuptimi do të kishte ekzistimi i dikasterit të arsimit në qeveri…kjo i bie që kryeministri të mos i besojë punës së ministres që i ka besu”, ka thënë Gola.
Ai më tej, ka vlerësuar se është hiprokizi që Kurti të takohej me Jasharajan që të dialogojnë për diçka që është mendu paraprakisht.
“Kjo është diçka e pakuptimtë. Kjo nuk ka ardhë si rezultat i presionit sindikal, por kjo ka qenë një politikë proaktive e vetë qeverisë, dhe në këtë kontekst është një përgjigje në relacion me kërkesat sindikaliste”, ka thënë Gola./Gazeta10