Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Hill: Do të doja që Serbia të kuptojë dhe ta dijë se Kosova është shtet i pavarur

Gazeta10
12 October 2023 - 14:03

Ambasadori i SHBA-së në Serbi Christopher Hill ka deklaruar se ai do të donte që Serbia të kuptojë dhe të njohë se Kosova është shtet i pavarur, por problemi është më kompleks se kaq.

Hill në ditën e dytë të Konferencës së Sigurisë së Beogradit (BSC) tha se është e rëndësishme të kuptohet se çfarë ndodhi më 24 shtator gjatë sulmit në Banjskë të Kosovës.

 “Si gjëja e parë drejt zgjidhjes së problemit, duhet të mbajmë me të vërtetë përgjegjës përgjegjësit për atë që ndodhi, në mënyrë që të mos përsëritet më”, ka thënë ambasadori i SHBA në Beograd, pjesëmarrës në panelin “Ballkani Perëndimor në (ç)rregullim global”.

Ai gjithashtu ka thënë se hapi i dytë do të ishte qetësimi i situatës në veri të Kosovës dhe më pas gjetja e zgjidhjes politike.

“Është e rëndësishme që SHBA dhe BE të përpiqen bashkërisht të zgjidhin problemet e Ballkanit Perëndimor. Kosova është ende një problem shumë i vështirë”, ka thënë ai.

“Njerëzit thonë se Serbia thjesht duhet të kuptojë se Kosova është shtet i pavarur, ta kapërcejë këtë dhe të vazhdojë përpara. Unë gjithashtu do të doja që ajo ta bënte këtë”, ka thënë Hill.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.