Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Sveçla: Armatimi që u kap sot qartëson gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut

Gazeta10
14 October 2023 - 18:32

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, është deklaruar pas aksionit të sotëm të Policisë në veri, ku u gjetën dhe sekuestruan armë, municion, mjete shpërthyese e pajisje tjera ushtarake.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Sveçla ka thënë se armatimi i zbuluar sot, qartëson për Kosovën dhe opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist.

“Granatahedhës dore, eksplozivë, mina kundër këmbësorisë, mina me sahat e teledirigjim, detonatorë e çanta me pajisje të ndryshme, prodhime të njëjta me ato që u sekuestruan në Banjskë dhe më herët në Zveçan, po qartësojnë për ne dhe për opinionin ndërkombëtar gjerësinë e planit të Serbisë për aneksimin e veriut përmes agresionit terrorist”, shkroi ai.

Vijon zbardhja e planit të strukturave terroriste të Serbisë për aneksimin e veriut të vendit tonë.Armatimi i zbuluar…

Në njoftimin e Policisë thuhet se kontrollet janë kryer në lokacione të ndryshme, katër në Mitrovicën e Veriut, dy në Zveçan dhe një në Banjskë.

Gjatë këtyre kontrolleve, në një bodrum të njërit nga tre soliterët në Mitrovicën e Veriut, janë gjetur një sasi municioni, kallashnikovë, zola, eksploziv etj.

Pjesëmarrës në këto kontrolle ishin edhe zyrtarë nga EULEX-i, kurse te tre rrokaqiejt prezent kanë qenë edhe EOD -KFOR-i, po ashtu EOD e Policisë së Kosovës është në vend të ngjarjes.

Lista preliminare e armëve dhe pajisjeve tjera të sekuestruara:

87 copë eksploziv të tipit TM 100

3 granata hedhës dore (zola)

1 armë automatike AK-47

1 minë kundër këmbësorisë e tipit MRUD

14 karikatorë

Municion të kalibrave të ndryshëm

63 detonatorë elektrik

23 detonatorë mekanik

1 orë për aktivizim

1 granatë dore M79

3 tuba fitila ndezës

Çanta, radiolidhje, antiplumba, pajisje medicionale, gyksore (jelek për bartje të karikatorëve), maskë kundër gazit, bateri etj.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.