Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Helmimi i 140 personave në Malishevë, prokuroria kërkon paraburgim për pronarin e lokalit

Gazeta10
14 October 2023 - 19:50

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për helmimin e 140 personave në Malishevë.

Në njoftim thuhet se prokuroria ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj të pandehurit K.Sh., në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

I njëjti gjendet nën masën e ndalimit për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri K.SH, ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.