Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Fatmir Sejdiu kujton takimin me Ahtisaarin: “Jam i bindur se edhe ju do t’ia dilni”

Gazeta10
16 October 2023 - 13:00

Ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu ka publikuar një shkrim kushtuar Ahtisaarit i cili vdiq të hënën.

“Me dhembje të madhe mora lajmin për vdekjen e presidentit Martti Ahtisaari Lajmi për vdekjen, është rast i veçuar i kujtimit dhe falënderimit përjetësisht për presidentin  Ahtisaari, me të cilin punuam bashkë në procesin e bisedimeve në Vjenë. Ai në fund te atij procesi dha propozimin për Pavarësinë e Kosovës.”

Sejdiu ka kujtuar bisedimet e zhvilluara gjatë një takimi me ish-presidentin finlandez.

“Kam shumë kujtime nga takimet me presidentin Ahtisaari, Emisarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, diplomatin, që luajti rol kyç në procesin e bisedimeve në Vjenë. Këto bisedime  hapën rrugën për shpalljen e Pavarësisë nga Kuvendi i Kosovës, më 17 shkurt 2008.

Janë të paharrueshme bisedimet e Vjenës 2006-2007 dhe veçmas takimet me Emisarin Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, laureatin e shumë shpërblimeve dhe të dekoratave në mesin e të cilave edhe të Çmimit Nobel për Paqe, Presidentin e Finlandës Martti Ahtisaari.”

Tutje ai ka thënë se Ahtisaari njihej si diplomat i rrallë.

“I veçantë ka qenë edhe angazhimi lidhur me Kosovën në takimet me Millosheviqin. I qartë, i prerë dhe pa dilemë, sikur edhe misionarët amerikanë Ollbrajt, Hollbruck dhe Komandanti i NATO-së Ëesley K. Clark. Millosheviqit i kishte treguar se ai duhet të heqë dorë nga dhuna dhe terrori në Kosovë, në të kundërtën do të bartë pasoja të rënda ai dhe vendi i tij .

Në përgatitje të rifillimit të bisedimeve, Martti Ahtisaari, bashkë me anëtarë të ekipit të tij, për pak ditë erdhi në Prishtinë. Saktësisht me 1 mars 2006. Biseda qe jashtëzakonisht përmbajtësore dhe e pa rezerva.”

Pas përfundimit të takimit të cilin Sejdiu e kujton në këtë shkrim, theksoj mështetjen dhe fjalët që ia tha ai.

“Pas përfundimit të takimit, e përcolla deri në dalje të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës. Ai mu drejtua: “Jam i bindur se edhe ju do t’ia dilni…”.  Ishte kjo një mbështetje e madhe për popullin dhe vendin që kish hyrë dhe po bënte hapat final për pavarësinë.” /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.