Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kanosja ndaj Arlindës: Jeton Sylaj të enjten para gjykatës, seanca e mbyllur

Gazeta10
10 November 2026 - 13:43

Seanca gjyqësore ndaj Jeton Sylajt, ish-bashkëshortit të Arlinda Zekajt, është caktuar të mbahet pasnesër.

Sylaj, i dyshuar për kanosje ndaj Arlindës, tashmë e ndjerë, do të dalë para gjykatës më 12 nëntor, por seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

Kjo është konfirmuar nga gjykata, pa dhënë arsyetim pse seanca s’do të jetë e hapur.

“Ju njoftojmë se seanca fillestare në çështjen penale ndaj të pandehurit J.S, është caktuar të mbahet më 12.11.2026, mirëpo e njëjta është e mbyllur për publikun”.

Më 23 tetor 2026, Prokuroria Themelore e Pejës ngriti aktakuzën ndaj Sylajt.

Jeton akuzohet se e kishte rrahur e kërcënuar me vdekje Arlindën, para se të ndodhte vrasja makabre e saj me sëpatë nga kunati, vëllai i tij, Albert Sylaj.

Në aktakuzë shkruhen të gjitha torturat që 49 vjeçarja i kishte përjetuar nga ai.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.