
Ushtria Amerikane në Evropë dhe Afrikë, ka njoftuar se me kalimin e autoritetit nga koloneli Sam Sargeant te koloneli Jabari Miller, Komanda Rajonale-Lindje e Forcës së Kosovës (KFOR) shënoi përfundimin e rotacionit të 36-të në Kampin Bondsteel.
Në postim, janë ndarë edhe pamje kur paraqiten ushtarët amerikanë, aleatët e NATO-s, forcat partnere dhe institucionet lokale që kontribuuan në trajnimet shumëkombëshe, operacionet e sigurisë dhe aktivitetet me komunitetin në të gjithë Kosovën.
Postimi i plotë:
Me kalimin e autoritetit nga koloneli Sam Sargeant te koloneli Jabari Miller, Komanda Rajonale-Lindje e Forcës së Kosovës (KFOR) shënoi përfundimin e rotacionit të 36-të në Kampin Bondsteel.
Ky material përmbledhës paraqet ushtarët amerikanë, aleatët e NATO-s, forcat partnere dhe institucionet lokale që kontribuuan në trajnimet shumëkombëshe, operacionet e sigurisë dhe aktivitetet me komunitetin në të gjithë Kosovën.
Me kalimin e autoritetit te KFOR 37A, besimi dhe bashkëpunimi i ndërtuar gjatë këtij rotacioni mbeten pjesë e misionit.
(Video nga Ushtria Amerikane, realizuar nga rreshteri i klasit të parë Marc Marmeto.)