Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Michel – Kosovës e Serbisë: Nuk ka bashkëpunim dhe të ardhme pa pajtim

Gazeta10
16 October 2023 - 15:07

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, ka deklaruar në Samitin e Berlinit se konfliktet dhe “fantazma” e së shkuarës nuk duhet ta mbajnë peng të ardhmën.

Në hapjen e Samitit në Tiranë, Michel ka thënë se nuk mund të ketë bashkëpunim pa pajtim.

“Nuk mund të lëmë konflikte dypalëshe të na mbajnë peng, zgjidhja e tyre mund të jetë më e dhimbshme se reformat, por duhet bërë, mos i lini fantazmat e së shkuarës të iu vjedhin të ardhmen. Në fakt tensionet e Kosovës e kanë sjellë këtë në vend të parë. Nuk ka asnjë bashkëpunim pa pajtim, nuk ka një të ardhme të qëndrueshme pa pajtim. Të gjithë e dimë që pajtimi kërkon kurajo politike dhe fokus të sinqertë tek e ardhmja, kjo do të jetë fryma për këtë samit që do të zhvillohet në Bruksel”, ka deklaruar Michel.

Ai ka theksuar se pikërisht Procesi i Berlinit luan rol të rëndësishëm në nxitje të bashkëpunimit efektiv mes partnerëve perëndimor dhe Bashkimit Evropian, derisa përsëriti se BE-ja duhet të përgatitet për të mirëpritur anëtarët e ri deri më 2030.

“Ky Proces i Berlinit luan rol të rëndësishëm, për të nxitur bashkëpunimin efektiv dhe operativ mes partnerëve tanë perëndimorë e Bashkimit Evropian, duke pasur integrimin në BE si dritën orientuese. Në fakt udhëtimi juaj ka nisur më shumë se 20 vite më parë në Ballkanin Perëndimor megjithatë ka qenë një rrugë mjaft e ngadaltë, zhgënjyese për ju në rajon dhe për ne Bashkimin Evropian, por tashmë të gjithë e dinë se është koha për të arritur premisën tonë për të realizuar këtë premtim… BE duhet të përgatitet për të mirëpritur anëtarë të ri dhe duhet të jemi gati në të dyja anët deri në 2030”, është shprehur Michel.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.