
Komentatori politik, Krenar Shala në emisionin “Politiko” ka komentuar deklaratën e presidentit të Francës Emanuel Macron për liberalizimin e vizave, raporton Gazeta10.
Sipas tij, Franca nuk mundet me marrë vendimin për pezullimin e liberalizimit të vizave, raporton Gazeta10.
“Diplomat bëjnë ‘gafe’ përkundër që janë udhëheqës të shteteve të mëdha janë dy dëshmi e para është deklarata e sekretarit të NATO-s kur thotë se Policia e Kosovës duhet me marrë leje prej KFOR-it për me shku në veri si e ka thënë këtë unë e kom ditë që është ‘gafë’ ajo, ndërsa sa i përket deklaratës së Macronit për vizat, Franca nuk mundet me e heqë liberazlimin e vizave, sepse janë 30 shtete të cilat vendosin dhe nuk e lejojnë Francën me bo çka të don me politikën e tyre, deklarata e Macronit është hajgare”, tha ai në Kanal10./Gazeta10