
Banorët e rrugës “Ulqini” në Mitrovicë janë ankuar pasi rrufeja e ka prishur ndriçimin publik, raporton Gazeta10.
Sipas tyre që tre muaj ata nuk kanë energji elektrike dhe kjo po ju shkakton shumë probleme.
“Që tre muaj rrufeja e ka godit këtë shtyllë dhe qe tre muaj ne nuk kemi energji elektrike, kjo gjendje po na shkakton shumë probleme, nga rrufeja e cila e ka godit shtyllën elektrike ka pas dëme edhe te disa familje të cilave u janë djegur edhe aparatet e ndryshme”, tha ai në Kanal10./Gazeta10