
Komentatori politik Halil Matoshi në emisionin “Politiko” ka folur rreth situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij, Kosova nuk ka arritë me i mbrojtë serbët nga vetë serbët të cilët i kanë detyru me i hek uniformat e Policisë së Kosovës, raporton Gazeta10.
“Ne nuk kemi qenë të zotë me e mbrojtë pakicën serbe nga vetë serbët atje, sepse i detyrun me e heqë uniformën, i detyrun me jau djegë veturat ata të cilët i regjistronin me KS dhe ne nuk kemi mujtë me i mbrojtë nga vetë serbët, i dërgum në veri katër kryetarët kinse se nuk bon me u krenu se ne kemi në veri kryetar dhe kemi pushtet politik, dhe ne kemi tentu një çështje politike me zgjedh me polici, por këto probleme që I kemi zgjedh me policinë të cilën i kemi duarëtrokit, prap kome na e pru në tavolinë të dialogut, dhe fjala e Macronit është në këtë drejtim, ju i keni të njëjtat detyra të cilat i keni pas para Banjskës, të njëjtat që i keni pas që 13 vite”, tha ai për Kanal10./Gazeta10