
Biznismeni Behgjet Pacolli në emisionin “Gallatë” me Arben Ahmetin ka folur edhe për raportet e mira me diplomatët në Afrikë.
Ai tregon se i respekton të gjithë njerzit pamvarësisht racës së tyre, por një respekt më i veçantë për personat me ngjyrë në Afrikë.
“Unë jom një njeri i cili e ka respektuar dhe e ka dashur njeriun, pamvarësisht a ka qenë i racës së verdhë apo i racës së zezë, unë e kam ndjekë një profeci të gjyshit tim që thoshte asnjëherë kujdesu mos të mbyllet dera mbrapa, sepse ndoshta të duhet me u kthy e me gjetë të hapur, dhe duaje njeriun ashtu siç kishte dashur që ai të të dojë ty, dhe unë i kam repsektuar njerëzit me ngjyrë në Afrikë dhe ata nëse e ndiejnë një respekt të një njeriu që nuk është i racës së tyre, ata e ndiejnë atë shumë dhe e respektojnë shumë, unë kur jam në Afrikë ata thojnë erdhi vëllau ynë me zemër të zezë, ata nuk munden me më thënë nga fytyra i zi por që thojnë erdhi njeriu i bardhë e zemër të zezë”, tha ai për Kanal10./Gazeta10