Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

A mos po më vjen erë e keqe që po largohen nga unë këta njerëz? – Pacolli: Mund t’i sjellë 10 njohje  

Gazeta10
18 October 2023 - 23:44

I ftuar në emisionin “Gallatë”, me Arben Ahmetin, biznesmeni dhe politikani, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk e kupton përse po ikin nga ai ministrat e kësaj qeverie duke mos e takuar atë për të punuar bashkërisht në sjelljen e njohjeve për Kosovën.

“A mos po më vjen erë e keqe, mos kam ba ndonjë krim që ata nuk vijnë te unë. Nëse ata do të vinin atëherë do të sillja së paku 10 njohje”, tha Pacolli.

Ai tutje tha që nuk e ka vjedhur Kosovën dhe se pagën si deputet e shpenzon për fondacionin që mbanë emrin e tij.

Pacolli tha që i ka thënë presidentit të Kenias që ta pranojë në takim presidenten Osmani por që sipas tij askush nga Kosova nuk i kanë dërguar asnjë falënderim për takimin presidentit të Kenias. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.