Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Kosova për herë të parë organizatore e Kampionatit Evropian të Xhudos

Gazeta10
20 October 2023 - 18:25

Kosova do të organizojë për herë të parë Kampionatin Evropian i Xhudos.

Me 16 dhjetor do të jetë data kur Kampionati Evropian i Xhudos “Prishtina 2023” do të fillojë garat.

Kjo konsiderohet si ngjarja më e madhe sportive në vend, ku afro 50 shtete do të jenë pjesëmarrëse, me mbi 100 xhudistë/e elitarë/e.

Xhudistët do të garojnë për çmimin e madh prej 300 mijë eurove në të gjitha kategoritë.

Kampionati i Hapur Evropian i Xhudos “Prishtina 2023” organizohet në kuadër të programit shtetëror, “Kosova, shtet i xhudos” nga Federata e Xhudos e Kosovës, në mbështetje të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe Federatës Evropiane të Xhudos

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.