Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

​Verstappen i pandalshëm, fiton Çmimin e Madh të SHBA-së

Gazeta10
23 October 2023 - 16:36

Lewis Hamilton u skualifikua nga vendi i dytë në Çmimin e Madh të SHBA edhe pse ishte në garë të ngushtë me Max Verstappen e Red Bullit.

Hamilton ishte vetëm dy sekonda pas Verstappen, por makina e tij më vonë u diskualifikua për arsye se i konfirmua se kishte konsum të tepërt në blloqet e rrëshqitjes nën bosht.

Charles Leclerc i Ferrarit pësoi të njëjtin fat pasi përfundoi i gjashti.

Skualifikimi i Hamiltonit e promovoi Lando Norris të McLaren si të dytin dhe Carlos Sainz të Ferrarit të tretin.

Verstappen ishte i matur, duke tejkaluar ngadalë makinat para tij dhe më pas duke arritur fitoren e tij të 50-të në karrierë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.