Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Vuçiq: Pres të takohem me Kurtin në Bruksel pas dy ose tre ditësh

Gazeta10
24 October 2023 - 14:09

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq raportohet se ka paralajmëruar një takim të mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç shkruan “Kosovo-Online”, ky takim sipas Vuçiq pritet që të mbahet në dy ose tre ditët e ardhshme.

Duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, ai tha se agjenda e takimit do të jetë në dakordim me atë që u diskutua me pesë emisarët, por nuk mund të japë detaje sepse “kjo është marrëveshja”.

“Pas atyre takimeve, ne do të dijmë më shumë. Na mbetet neve që ta mbrojmë Serbinë nga ndonjë masë, por po ashtu edhe nga rënia e interesave kombëtare e shtetërore.” – citohet të ketë thënë ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
06 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.