Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Kosova e Shqipëria shënojnë ngritje në listën e FIFA-s

Gazeta10
26 October 2023 - 12:12

Fitoret gjatë muajit tetor dolën të jenë të frytshme për kombëtaren e Shqipërisë e përfaqësuesen e Kosovës në ranglistën e re të FIFA-s.

Si Shqipëria, ashtu edhe Kosova kanë shënuar ngritje në listën e re të përditësuar sot nga FIFA.

Kosova tashmë gjendet në pozitën e 105-të në listë, kështu duke u ngritur për gjashtë pozita në tabelë, krahasuar më muajin e kaluar, aty ku pozicionoheshin në pozitën e 111-të.

Fitorja prej 3-0 ndaj Andorrës ishte arsyeja kryesore për këtë ngjitje në listë të Kosovës, e cila në muajin shtator qëndronte më keq me rezultate, duke marrë vetëm

një barazim e një humbje.

Ngritje të madhe në listë shënoi edhe kombëtarja shqiptare, e cila nga vendi i 62-të sa ishte muajin e kaluar, tashmë e gjen vetën në pozitën e 59-të.

“Kuqezinjtë” gjatë muajit tetor shënuan dy rezultate të mëdha, duke mos pësuar as edhe një gol të vetëm në dy ndeshjet.

Fillimisht, të besuarit e Sylvinhos mposhtën në “Air Albania” ndaj Çekisë me rezultat 3-0, gjersa në ndeshjen e dytë të muajit u përballen me Bullgarinë në ndeshje miqësore, të cilën e fituan 2-0.

E para në ranglistën e FIFA-s vazhdon  të jetë kombëtarja kampione e botës, Argjentina, e ndjekur nga Franca në pozitën e dytë.

Shqipëria është shumë afër rishkruarjes së historisë, duke qenë vetëm një pikë larg “EURO 2024”.

Në anën tjetër, Kosovës tashmë iu kanë shuar gjasat për një kualifikim në kampionatin evropian që mbahet në Gjermani vitin e ardhshëm.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.