Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Mbappe: Madridi më duket si shtëpia ime

Gazeta10
06 September 2022 - 16:42

Kylian Mbappe ka dhënë një intervistë të cuditshme për ‘New York Times’ duke thënë se Madridi i duket si shtëpia e tij edhe pse nuk ka jetuar asnjëherë në këtë qytet, fjali e thënë me një nënkuptim të vetëm ku një dite Mbappe mund të bëhet pjesë e Madrileneve. Raporton Gazeta10.

“Asnjëherë nuk e dini se çfarë do të ndodhë. Nuk kam qenë kurrë atje, por duket sikur është shtëpia ime apo diçka tjetër.” tha mes tjerash 23 vjecari Mbappe i cili vitin e kaluar bëri zhurmë të madhe kur të gjithë prisnin prezantimin e tij tek Real Madrid ai vendosi që të rinovonte kontratën me PSG për tre vite të tjera duke zhgënjyer tifozët los blancos të cilët në rrjetet sociale po bëjnë fushatë anti-Mbappe.

Por kjo deklaratë e fundit e Mbappe duhet ti gëzojë tifozët mbretëror pasi aludon që një ditë Mbappe do të zbarkojë në “Santiago Bernabeu” për ta realizuar ëndrrën e tij të fëmijërisë. Kylian këtë edicion në Lige 1 ka luajtur 5 ndeshje dhe ka realizuar 7 gola. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.