
Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq në konferencë për media në Bruksel pas takimit ka folur rreth qëndrimit të tij ndaj Kosovës.
Sipas tij, Serbia nuk mund ta pranojë pavarësinë e Kosovës, raporton Gazeta10.
“Që 10 vite e përsërisim nuk mund ta pranojë pranimin e Kosovës në Kombet e Bashkuara dhe pavarësinë e Kosovës, përveq kësaj jemi të gatshëm të pranojmë çdo gjë, jemi sjellur në mënyrë serioze dhe kemi kërkuar themelimin e Asociacionit lidhur me propozimin që e kemi marrë, ne kërkojmë paqe dhe ne sillemi në mënyrë të përgjegjëshme dhe jemi të gatshëm të kemi një përparim, nuk mund të flasë sa i përket Asociacionit sepse jemi marrë vesh që asnjë detaj të mos dal nga takimi”, tha ai./Gazeta10