Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Von der Leyen të hënën në Prishtinë për ta prezantuar Planin e Rritjes për rajonin

Gazeta10
27 October 2023 - 13:52

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë.

Ajo të hën do të udhëtojë për në Prishtinë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Më këtë rast ajo do të paraqesë detaje të Planit të Rritjes për rajonin.

“Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, të dielën do të nisë një vizitë katërditore në Maqedoninë e Veriut, Kosovë, Mal të Zi, Serbi dhe Bosnjë e Hercegovinë. Ky do të jetë rasti për të diskutuar bashkëpunimin dypalësh dhe veçanërisht për t’u prezantuar më në detaje udhëheqësve rajonalë Planin e Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor”, thuhet në në njoftimin e BE-së.

Kujtojmë se herën e fundit kur Von der Leyen vizitoi Prishtinën ishte më 29 shtator 2021, ku pati premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.