
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përmes një reagimin në rrjetin social Facebook ka thënë se edhe pse janë bërë një javë nga dorëzimi i Draftit të Statutit të Asociacionit nga pesë emisarët, qytetarët dhe Kosova nuk ka asnjë informacion.
Abdixhiku në reagimin e tij thotë se Asociacioni nuk mund të shmangej si detyrim dhe Kosova vetëm sa humbi kohë dhe mundësi.
Ai në vazhdim ka thënë se pranimi i Asociacionit ia zhbën kauzën jetësore të Kurtit, të cilin e ka quajtur edhe arkitekt të mashtrimit, dhunës dhe përplasjeve.
“Ato, arkitektit të mashtrimit, dhunës e përplasjeve një dekadëshe ndërshqiptare i përcaktojnë fatin e bërjes së Statutit të Asociacionit për serbët dhe kështu zhbërjes së kauzës jetësore të tij. Çfarë fati i trishtë politik.Fati i tillë megjithatë nuk ka fare rëndësi. Rëndësi ka të kuptojmë atë që duhej ta kuptonim një dekadë më parë. Se obligimet ndërkombëtare nuk kanë alternativë. Se dalldisjet populliste janë veçse përkeqësim. Se Asociacioni nuk mund të shmangej si detyrim. Vetëm se humbëm kohë, humbëm mundësi, përfunduam aty ku ishim në fillim. Këtë herë pa njohje, pa marrëveshje finale, e përplot dialog në vazhdimësi” shkruan Abdixhiku, raporton Gazeta Blic.
Abdixhiku i ka ftuar institucionet vendit të shpalosin draftin e pranuar publikisht para qytetarëve si dhe e fton kryeministin Kurti ta prezantojë atë Kuvend.
Reagimi i plotë: