
Albin Kurti – Kryeministër i Republikës së Kosovës, sot ka pritur në takim Micheline Calmy Rey, ish-Presidenten Federale të Departamentit të Punëve të Jashtme të Konfederatës Zvicerane, njëherësh Presidente e Fondacionit “Avni Orllati”.
Kurti është shprehur mirënjohës për përkrahjen që Zvicra i ka dhënë Kosovës para dhe pas luftës, transmeton Gazeta10.
Në njoftimin për medie, bëhet e ditur se në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet rajonale, luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, si dhe planet e Kosovës për anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.
“Në këtë takim të përbashkët, të pranishëm ishin edhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, fitues i çmimit “Ndërmarrësi i vitit 2020” në Zvicër, Avni Orllati, si dhe ambasadori i Kosovës në Zvicër, Sami Ukelli. U bisedua edhe për planet dhe projektet që fondacioni “Avni Orllati” planifikon të zhvillojë në Kosovë”, thuhet në njoftim./Gazeta10