Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jalen Blesa shpallet “Ylli i Javës” për xhiron e 11-të në Superligë

Gazeta10
30 October 2023 - 14:28

Sulmuesi i Prishtinës, Jalen Blesa është shpallur “Ylli i Javës” për xhiron e 11-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Blesa pati një paraqitje mjaft të mirë në ndeshjen kundër Gjilanit, ku me dy golat e tij Prishtina arriti të arkëtoi pikët e plota.

Njëherësh kjo ishte fitorja e parë e skuadrës nga kryeqyteti në shtatë ndeshjet e fundit.

Pasi mori këtë çmim sulmuesi amerikan u shpreh i lumtur që u vlerësua kontributi i tij në këtë ndeshje tejet të rëndësishme për të ruajtur hapin me skuadrat e kreut të tabelës.

Ndeshja shkoi shumë mirë, jam shumë i lumtur për bashkëlojtarët e mi. Ne ndihmuam njëri-tjetrin shumë dhe dhamë 100%. Është trajneri i ri dhe strategjia e re. FC Prishtina është një skuadër e madhe dhe ne presim që të luajmë në Evropë. Strategjia e re dhe trajneri i ri po bëjnë që gjërat të ndryshojnë shumë shpejt, por gjithë ekipi do të adaptohet me kohë. Jam shumë i lumtur dhe emocionuar që u zgjodha ylli i javës.

22-vjeçari këtë edicion në elitën e futbollit kosovar, ka shënuar dy gola dhe tre asistime në 11 ndeshje.

Prishtina renditet në pozitën e katërt në tabelë në Superligë me 16 pikë të grumbulluara.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.