Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Këta janë tre të dyshuarit e tjerë që u ndaluan për vrasjen e rëndë në Vushtrri

Gazeta10
31 October 2023 - 9:03

Një konflikt mes dy grupesh të rinjsh mbrëmjen e së dielës në Vushtrri përfundoi tragjikisht, me vrasjen e një 27-vjeçari.

I riu u qëllua për vdekje me armë zjarri, teksa dy persona të tjerë mbetën të plagosur. Numri i të arrestuarve tashmë ka shkuar në pesë, ndërkohë që Sinjali dje ka zbuluar detaje të reja për motivin e këtij krimi të rëndë.

Por kush janë tre të arrestuarit e tjerë që fillimisht u intervistuan si dëshmitar lidhur me rastin?

Pesë personat që po dyshohen se janë përfshirë në këtë rast tashmë ndodhen në ndalim policor. Ndaj tyre, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ushtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit.

I dyshuari kryesor lidhur me rastin është Jetmir Sinani, 24-vjeçar, i cili po hetohet për veprën penale “Vrasje e rëndë”, teksa katër të arrestuarit e tjerë, po dyshohen për veprën “Pjesëmarrje në rrahje”.

Gazeta Sinjali ka mësuar se përveç të dyshuarit Edin Beka, emri i të cilit u zbulua natën kritike, tre personat e tjerë që janë ndaluar për 48 orë janë Valdrin Qerimi, Baton Kutllovci dhe Ylli Mustafa – të cilët fillimisht janë marrë në pyetje si dëshmitar e më pas ndaj tyre janë ngritur dyshime për përfshirje në rast.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.