Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krasniqi mbledhë PDK-në: Qeveria ua ka kthyer shpinën problemeve të qytetarëve

Gazeta10
06 September 2022 - 19:00

Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, deputetët dhe kryetarët e komunave që udhëhiqen nga kjo parti, janë takuar sot për të koordinuar agjendat politike dhe legjislative para fillimit të sesionit vjeshtor të Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Këtë e ka bërë të ditur lideri i kësaj partie, Memli Krasniqi, përmes një postimi në Facebook, transmeton Gazeta10. 

Gjendja socio-ekonomike dhe politike në vend po përkeqësohet çdo ditë e më shumë. Kriza ekonomike që po përcillet me një inflacion rekord, shtrenjtimi enorm i produkteve esenciale, grevat e sindikatave dhe ndërprerja e mësimit për fëmijët tanë, mungesa e investimeve kapitale, diskriminimi i skajshëm që Qeveria po ua bën komunave dhe shumë probleme të tjera – kërkojnë trajtim dhe veprime emergjente.  

Si parti shtetformuese, lidere e opozitës dhe që udhëheqë me 8 komuna, ndërsa bashkëqeveris në 9 sosh, me prioritet interesin shtetëror e qytetar, PDK do të angazhohet maksimalisht në të gjitha format dhe kapacitetet për të dhënë kontributin e vet, në të gjitha nivelet e vendimmarjes”, thuhet fillimisht në njoftimin e Krasniqit. 

Më tej, ai ka thënë se Qeveria Kurti i ka braktisur qytetarët, duke i injoruar problemet e tyre. 

Qeveria aktuale i ka braktisur qytetarët dhe ua ka kthyer shpinën problemeve të tyre. Duke rrënuar arritjet e deritashme, Qeveria ka imponuar stagnimin në të gjitha fushat, që ka ndikuar drejtpërdrejt në përkeqësimin e jetës së qytetarëve tanë”, shkruan i pari i PDK-së. 

Më tej, Krasniqi ka thënë se PDK do të punojë dhe kërkojë nga shteti e Qeveria që të jenë më afër qytetarëve, pasi tjetër rrugë nuk ka./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.