Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kryetari Idrizi iu përgjigjet banorëve të Vushtrrisë për ankesat e tyre

Gazeta10
31 October 2023 - 18:16

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi në emisionin “Raport” me Naim Sadikun ka folur rreth qeverisjes së tij.

Ai në këtë kohë është jashtë vendit pasi komuna e Vushtrrisë është fituese e një plani të mobilitetit e cila lidhet me hartimin e një plani dhe rregullimin e komunikacionit.

Ai gjithashtu iu përgjigjet edhe ankesave të qytetarëve për mungesë të ujit të pijes dhe ndriçimit publik, raporton Gazeta10.

“Arsyeja është e thjeshtë derisa ti përfundojnë agjendat, pasi kemi fillu nga qyteti ku e kemi përfundu komplet ndriçimin publik, dhe besoj se edhe asaj lagje do ti vie radha, por prioritet në fshatrat e Vushtrrisë është uji i pijshëm, kemi nda mjaftueshëm buxhet për vitin e ardhshëm për të mundësuar ujin e pijes”, tha ai në Kanal10.

Për më shumë informata ndiqni videon:

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.