
Gazetari, Fidan Rama i ka quajtur kërkesa direkte deklaratat e ambasadorit amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier të dhëna sonte në emisionin “Politiko”.
Sipas tij ambasadori tha që është një momentum që duhet të shfrytëzohet nga qeveria Kurti.
Ai tutje tha që deklaratat e Ambasadorit janë porosi indirekte në raport me Kosovën që saherë që kemi refuzu marrëveshje ose nuk kemi qenë konstruktiv na kanë ardhur marrëveshje shumë më të dëmshme.
Sipas tij nëse do të përfundonim këto çështje më herët, në 5 ose 7 vitet e kaluara do të kishim njohje nga shtetet e BE-së që ende nuk e kanë pranuar pavarësinë e Kosovës, do të ishim në Këshilllin e Evropës dhe më afër NATO-s. /Gazeta10/