Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tragjedia në Hamburg, fillon identifikimi i viktimave shqiptare -‘Po punonin në të zezën’(Foto)

Gazeta10
01 November 2023 - 9:38

Nxirret nga rrënojat e skelës gjigante në Hamburg, trupi i një tjetër shqiptari, duke e çuar numrin e shqiptarëve të vdekurve në katër.

Aksidenti ndodhi dy ditë më parë, në një pallat në ndërtim e sipër i cili u shkaktua nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

Policia gjermane konfirmoi se viktimat ishin me shtetësi shqiptare, por me dokumente bullgare.

Nuk dihet ende se sa është numri i viktimave në total.

Sipas mediave gjermane, dyshohet se skela nuk ishte ankoruar siç duhet dhe sipas informacioneve, rreth 80 blloqe betoni (secila me peshë rreth 20 kilogramë) ishin ruajtur në të për t’u instaluar më vonë. Thuhet se gurët janë futur në skelat midis katit të tretë dhe të katërt.

Aksidenti ka ndodhur në Hafencity, zona e një projekti të madh të rizhvillimit të ish-pjesës së portit të Hamburgut. Punëtorët ishin duke ndërtuar boshtin e ashensorit kur skela u shemb duke i zënë poshtë.

Albert Zorba 31 vjeç nga Elbasani është njëri prej viktimave që humbi jetën tragjikisht në kantierin e ndërtimit në Hamburg mëngjesin e të hënës.

Vëllai i të ndjerit Zorba ndodhet i burgosur në Angli, ndërsa i ati i moshuar ka mbërritur në Hamburg.

Viktima e dytë e identifikuar është një i ri nga Kukësi me inicialet R.H.

Në media të ndryshme po raportohet se punëtorët në kë kantier ishin shqiptarë, punonjës në të zezë duke u  paraqitur me dokumente të rreme bullgare dhe kjo është arsyeja e paqartësisë së identiteteve të tyre nga shteti gjerman.

Po ashtu mediat gjermane kanë raportuar që Administratori shqiptar nga Kosova i firmës që kishte regjistruar shqiptarët me dokumente false është zhdukur.

Ngjarja ndodhi teksa shqiptarët po punonin për ndërtimin e një pallati në zonën e HafenCity.

Mendohet se ka ende viktima nën rrënoja dhe po punohet për nxjerrjen e trupave.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.